×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti kërkon që edhe Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 20:28

    Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar që edhe Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë, me qëllim të parandalimin e përjapjes së pandemisë Covid- 19.


    “Lëvizjet e shumta; mosrespektimi i distancës sociale; qëndrimi në grupe në objekte që punojnë pa leje; pamundësia për të konstatuar gjendjen e qytetarëve përmes kontrollit të përgjithshëm mjekësor, imponon marrjen e masave të cilat do të garantonin qytetarët nga përhapja e Covid- 19”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan Reporteri.

    Postimi i plotë i Halitit:

    Peja, Istogu dhe Deçani të futen në karantinë

    Numri i shtuar i të infektuarëve këto ditë në Kosovë, e bënë më të ngutshme domosdonë e marrjes së masave shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid- 19.

    Lëvizjet e shumta; mosrespektimi i distancës sociale; qëndrimi në grupe në objekte që punojnë pa leje; pamundësia për të konstatuar gjendjen e qytetarëve përmes kontrollit të përgjithshëm mjekësor (testimit), imponon marrjen e masave të cilat do të garantonin qytetarët nga përhapja e Covid- 19.

    Në këtë drejtim, në përputhje me gjendjen aktuale në terren, shtrohet si domosdoshmëri kohore futja në karantinë e qyteteve të Dukagjinit, si Peja, Istogu e Deçani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!