Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente.
Ai ka thënë se vendimi i PDK-së ka qenë që të mos votohet Vjosa Osmanin, por ai ka dhënë një përgjigje interesante kur pyetet se si do të votoj personalisht.
“Varet qysh disponohet njeri. Ne kemi një vendim të partisë që nuk e votojmë”, ka thënë Haliti.
Haliti i cili në seancën e konstituimit të Kuvendit e votoi Glauk Kojufcën për Kryetar të legjislativit thotë se nuk e ka problem kush do të jetë President i vendit, vetëm se duhet t’i bëj votat e mjaftueshme.
Për Vjosa Osmanin thotë se nuk ia ka kërkuar votën për t’a votuar për Presidente.
“Vjosa Osmani s’ma ka kërku votën. Unë mendoj që Kosovës i duhet presidenti, unë nuk e kam problem kush është ai që i fiton votat, qoftë edhe Vjosa”, tha Haliti për Frontonline.
Sidoqoftë, LDK-ja mblidhet sot për të diskutuar për çështjen e votimit ose jo të Vjosa Osmanit për presidente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.