×
  • Lajme
  • Lajme

    “Xhaxh, mbeta pa fjalë”, postimi prekës i mbesës së Salih Mustafës pas dënimit të tij nga Specialja

    Reporteri
    16 Dhjetor 2022 | 11:07

    Dënimi me 26 vjet burgim i Salih Mustafës nga ana e Gjykatës Speciale, ka prekur familjarët e ish-komandantit të UÇK-së.

    Mbesa e Salih Mustafës, gazetarja Arta Mustafa e ka quajtur të padrejtë dënimin e njeriut që luftoi për mbrojtjen e idealeve të popullit tonë.

    “Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.
    Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri”, shkruan ajo ndër të tjera.

    Postimi i plotë:

    XHAXH,
    Më fal, po sot mbeta pa fjalë.
    E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.

    Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

    Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

    Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.
    Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.
    Por, e di xhaxh, ti je i fortë.
    Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.
    E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.
    Të presim,
    Krenarë gjithmonë me ty, Komandant!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!