×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Xhelal Sveçla: Jam i lumtur që ‘Trumpizmi’ po përfundon në SHBA

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 19:10
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

    Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes thotë se janë të lumtur që po përfundon administrata e udhëhequr nga Donald Trump në SHBA.


    “Unë jam i lumtur që një periudhë e quajtur ‘trumpizëm’ po përfundon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe që forcat demokratike atje po ngadhënjejnë”, tha Sveçla në emisionin ‘Pa maskë’ në T7.

    “Ne ishim viktimë e një qasje të tillë ku ata edhe na emëruan si një vend në Lindje të Mesme i cili përqafohej me armiq me të cilët u vranë për 400 vite. Asnjëra nga këto nuk ishte e vërtetë”, shtoi ai.

    Ishte i pari i VV’së, Albin Kurti ai i cili para zgjedhjeve në SHBA u bëri thirrje shqiptarëve atje që të votonin për demokratin Joe Biden.

    Biden mori 270 votat e nevojshme elektorale për t’i shënuar disfatë Trumpit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!