Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka shprehur habi se si Presidentja Vjosa Osmani nuk ka reaguar ende lidhur refuzimin e grantit për gratë e Krushës.
Xhemaili ka thënë se presidentja Osmani i ka shfrytëzuar për famë personale gratë e Krushës.
“As edhe një fjalë Presidentja për krejt shkeljen e dinjitetit që ju bë grave të Krushës, njëherë me refuzim të grantit dhe pastaj linçimit të tyre e cila u përcoll edhe me një konferencë për media nga Fahrije Hoti. E njëjta Presidente që ka kërku buxhet shtesë për Zyrën e Presidencës, kryekëput për luks, ka bërë PR personal me foto me Fahrije Hotin dhe në fund ua ktheu shpinën kur u prekën te buka e gojës dhe pozita ku Vjosa është hisedare”, ka thënë Xhemaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.