Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, është zgjedhur anëtar i Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Në Kongresin Zgjedhor të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), i mbajtur më 2–3 qershor 2025 në Budapest, për herë të parë në historinë e EFJ-së, një përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, është zgjedhur anëtar i Bordit Drejtues të kësaj organizate. Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, u zgjodh në këtë pozicion të rëndësishëm, duke shënuar një moment historik të rëndsishëm për përfaqësimin e gazetarëve të Kosovës në nivel evropian.
“Kjo ishte hera e parë që EFJ mbajti një takim statutor në Hungari, duke mbledhur mbi 120 gazetarë dhe përfaqësues sindikalë nga 38 vende evropiane. Në këtë takim u zgjodhën 7 nga 11 kandidatët për anëtarë të Komitetit Drejtues për një mandat trevjeçar, si dhe u zgjodhën Presidentja Maja Server dhe Nënkryetari i ri i EFJ-së, Pablo Auiqel Garbarini (SNJ-CGT, Francë). Përpos Rexhës, anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues të EFJ-së janë: Andrea Roth (DJV, Gjermani), Allan Boye Thulstrup (DJ, Danimarkë), Renske Heddema (NJV, Holandë), Antonis Repanas (ESIEMTH, Greqi), Aise Banu Tuna (TGS, Turqi) dhe Sergiy Tomilenko (NUJU, Ukrainë)”, thuhet në postimin e AGK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.