×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e NISMA-s

    Xhevahire Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Fatmir Limajt

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 10:39

    Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka thënë se Kuvendit të Kosovës i nevojitet një figurë si e Fatmir Limaj.

    Ajo tha se figura e Limajt do të sillte konsensus, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja e NISMA-s ndërkaq tregoi se nuk ka pasur një takim të ri Limaj-Kurti, dhe tha se partia e saj mbetet në qëndrimin e mëhershëm.

    “S”mundem me konfirmu që ka pasur takim të ri. S’ka asnjë qëndrim të ri. NISMA konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet z. Limaj, që do të sillte konensus. Jemi në ato qëndrime. Ka bisedime, por s’ka një vendimmarrje të re. S’ka pas një takim të re mbrëmë. Nuk e besoj. Mbesim në ato qëndrime”, ka thënë ajo.

    Izamku tha se ka një vullnet që të dilet nga ky ngërç. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!