×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhevdet Bajraj-Berat Buzhalës: Rahovecasit e flasin shqipen më mirë se analistët e moderatorët

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 22:45

    Poeti i njohur nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj, i cili njihet si profesor i suksesshëm në njërin prej universiteteve meksikane, ku edhe jeton me familje, ka reaguar ndaj një statusi të gazetarit Berat Buzhala, i cili e komenton me mahi theksin e të folurit të rahovecasve.


    Bajraj nuk është pajtuar me përshtypjen e Buzhalës, i cili ka thënë se rahovecasit gjuhën shqipe e flasin shumë më afër standardit se qytetarët e shumë komunave të tjera.

    Madje, sipas Bajrajt, qytetarët e Rahovecit flasin më mirë edhe se shumë moderatorë e analistë që i shohim çdo ditë në televizionet tona.

    ”Janë edhe shumë punëtorë, i nderuar Berat. Aq punëtorë sa që plisat zakonisht i kanë të përlyer me djersë, përveç ditëve festive. Bëhen qejfli me këngë të vjetra e të reja qytetare, kështu që kur festojnë nuk çarten, nuk jargaviten, nuk rrahin gjoks dhe si rezultat i kësaj, nuk i nxjerrin revolet a kallashët për ta shkrepur ndonjë plumb as në ajër e as përtokë. E gjuhën shqipe e flasin shumë më afër standardit se qytetarët e shumë komunave tjera, besa shumë më mirë edhe se sa gjuha e shumicës së moderatorëve dhe analistëve në TV-të kosovare, prandaj disave u tingëllon pakëz “çuditshëm”. Peace, Love and Gëzuar!”, ka shkruar Bajraj në përgjigjen e tij dhënë statusit të Buzhalës.

    Gazetari Berat Buzhala njihet për aktivitetin e tij intensiv në Facebook, ku shkruan e ndan opinione për çështje të ndryshme që e brengosin shoqërinë. Megjithatë, në shtjellimet e tij, Buzhala shpesh di të bëhet edhe sarkastik.

    Në një status të fundit që e ka publikuar, ai flet për theksin e gjuhës në Rahovec. Sot, Buzhala ka shkruar se ndihet në siklet kur komunikon me rahovecasit, ngase ka përshtypjen se ata e flasin me vështirësi gjuhën shqipe sikur mos ta kishin gjuhë të parë.

    ”Nuk m’ka ra me taku njerez te keqij te Rahovecit. Shume jane qejfli. E dojne jeten. Jane te hareshem dhe pozitiv. Kane humor. Etj. Etj. Ama gjuhen shqipe e flasin si mos me pase gjuhe te pare. Diqysh m’rroke kapak siklet kur i ni. Diqysh s’i mos me ju kujtu fjalet. Si tuj nxane ne thu”, ka shkruar gazetari Buzhala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!