Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.
Elezi tha se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.
“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.
“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai për ABC News.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.