Analisti Visar Ymeri ka komentuar paraqitjen e të parit të vendit Albin Kurti në takimin me Vuçiqin.
Ymeri paraqitjen e Kurtit e sheh si një ‘‘dramë“.
Ai thotë se nuk sheh përmbyllje të shpejt të dialogut. Sipas tij me këta dy protagonist nuk ka ndonjë arritje të një marrëveshjeje.
“Një prej zhanreve që pëlqehet është drama, mendoj që edhe takimin e sotëm edhe deklaratat që i dëgjuam e përshkruajnë një lloj dramacitetit. E pamë që në takim nuk ka pasur një dakordancë, dhe që kanë folur për dy çështje të ndryshme dhe që zor që mund të përputhen. Kjo me këtë çasje të dy, nuk shoh ndonjë përmbyllje të shpejt, por nuk shoh fare mundësi për dialogim”,ka thënë Ymeri në Debat Plus.
Tutje, ai ka thënë se Kurti ashtu edhe Vuçiq takimin e sotëm e përdoren për konsum të brendshëm politik.
“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.