Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës lidhur me asamblisten e Vetëvendosjes Dafina Alishani e cila kishte ngritur çështjen e pronave publike të cilat menaxhohen nga gratë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur “krye-legen” e “analfabet funksional”, Haskukën.
“Më në fund paska reaguar edhe “krye-legeni” i Prizrenit lidhur me kërcënimin që i është bërë një të zgjedhure të qytetarëve! Këtij “analfabeti funksional” më shumë i paska interesuar reagimi i të tjerëve se sa bandat që ja kërcënojn bashkëpartiaken për fajin e kusarëve që i mban rreth vetes! Ky injorant i sojit të veqant ka harruar se si në klasën e parë të shkollës fillore e kamë marrur për dore dhe i kamë treguar rrugën për kryetar të Prizrenit, kurse sot edhe e vërteta po i duket shpifje”, ka shkruar Berisha
https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/4068190016544479
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.