Zv.ministrit të Punëve të Brendshme nga NISMA, Zafir Berisha, i cili sot u emërua edhe koordinator për krime kibernetike vetëm pak orë pas kësaj ia hakuan profilin në Facebook.
Një postim e bërë në faqen në Facebook të Berishës, ata që kanë hakuar faqen kanë shkruar se kanë bërë këtë veprim vetëm për të treguar se në duar të kujt ka mbetur siguria kibernetike në Kosovë.
Por koordinatori Berisha i ka çuar një mesazh hakuesve duke thënë se le ta mbajnë Facebookun e tij dhe le të lozin me të.
“Nuk jam emëruar si ekspert, por për t’i koordinuar punët politike. Jam i emëruar politik, si çdo ministër duke filluar nga kryeministri, as Shpend Ahmeti nuk është ekspert me qenë kryetar komune, por emërohen aty ku mund të japin kontribut. Me zhvillimin e teknologjisë ka nevojë që Kosova të avancoi dhe besoj që ka me dha një kontribut. Nuk jam ka merzitna për këtë punë, le ta mban, le të kënaqet duke lozur, edhe ata që po mendojnë që mund të luajnë me FB tim do të përgjigjen para shtetit”, ka thënë Berisha në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se detyra e koordinatorit nuk është të merret me detyra specifike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.