×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha heq dorë nga pozita e asamblistit në Prizren, ia liron vendit invalidit të UÇK-së

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 17:25

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Prizrenit.

    Në vend të tij do të jetë Shukri Quni.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar miq,

    Të respektuar bashkëpunëtor e nismëtar!

    Për arsye të angazhimeve të tjeta partiake dhe publike në vazhdën e avansimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit.

    Jam i bindur se me përgjegjësi të madhe sikurse edhe deri sot, Shukri Quni për mandatin e 5-të në Kuvendin e Prizrenit, si njeri i dëshmuar dhe punëtor i arsimit dhe invalid i UÇK-së, nuk do të ndalet asnjëherë për ti shërbyer qytetarëve të Prizrenit në 4 vitet e ardhshëm!

    Nga unë Zafa respekt për të gjithë ata që qëndruan besnik vizionit tonë në betejën politike për Prizren.

    Vazhdojmë 4+4…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!