Zyrtari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha e ka komentuar aderimin e analistit Armend Muja në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ndryshimi nuk mund të vije me një njeri si Armend Muja që ka qenë i akuzuar për korrupsion.
“Ndryshimi nuk vjen me Armend Mujen, që pa qenë në pushtet kërkonte 20 mijë Euro ryshfet”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.
Analisti Armend Muja sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Armend Muja ishte arrestuar në vitin 2014 dhe ishte akuzuar për marrje të ryshfetit nga kolegjet private.
Një dëshmitar e kishe akuzuar Mujën se në vitin 2010 në një kafene në Prishtinë, Armend Muja i kishte kërkuar atij 20 mijë euro në emër të Ferdije Zhushit, Basri Mujës dhe një personi të tretë nga Ministria e Arsimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.