×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha përfundon në polici, ofendoi dhe sulmoi zyrtarët policor

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 17:23

    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zafir Berisha është shoqëruar në stacionin policor të Prizrenit.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku i njëjti është konfrontuar me policinë pas pakënaqësisë për një gjobë.

    “Një qytetar është shoqëruar në stacion policor, pasi të njëjtit i është shqiptuar një gjobë trafiku, ku nga pakënaqësia i ka ofenduar dhe më pas i ka sulmuar zyrtarët policor”, tha Vesel Gashi për Reporteri.net.

    Berisha tashmë është dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku me urdhër të Prokurorit po intervistohet nga hetuesit rajonalë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!