Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka reaguar pas arrestimit të 3 personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi 1 milionë euro me dokumenta fiktive.
Pas kësaj ka reaguar Zafir Berisha, i cili ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.
“Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.
Tutje ai ka thënë se këta operatorë që janë arrestuar sot, është dashur që të arrestohen më herët.
“Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995€ një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.
Prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.