×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha reagon pas arrestimit të tre personave që dyshohet se morën tender mbi 1 milion me dokumenta fiktive

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:11

    Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate,  ka reaguar pas arrestimit të 3 personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi 1 milionë euro me dokumenta fiktive.


    Pas kësaj ka reaguar Zafir Berisha, i cili ka kërkuar që të arrestohen hajnat e vërtetë dhe jo vetëm bashkëpunëtorët.

    “Këto që sot po ndodhin lidhur me keqpërdorimet e milionave në Prizren nga hajdutët e qeveris së LVV, ta kujton një thënie të popullit për gjahtarin e cili nuk e ndjekë gjahun edhe pse e sheh, po i ndjekin gjurmët e gjahut”, ka thënë Berisha.

    Tutje ai ka thënë se këta operatorë që janë arrestuar sot, është dashur që të arrestohen më herët.

    “Këta operator që janë arrestuar sot, është deshtë me ju ndalë turri kur kanë kontraktuar me hajdutët e Mytës 995€ një ulëse parku, e jo kur buxhetit të Prizrenit i janë shkaktuar dëme me qindra e miliona €”, ka thënë tutje Berisha.

    Prokuroria ka vendosur që tre të dyshuarit të shkojnë në paraburgim prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!