Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me debatin që ka nxitur një intervistë e shefit të tij, Fatmir Limaj, në të cilën ai tha se nuk ka vija të kuqe për koalicion edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Berisha ka thënë se e thotë me kompetencë që “NISMA s’bën koalicion me Serbi”, dhe siç shprehet kandidati për deputet, NISMA është për një qeveri të opozitës dhe me AAK-në do të funksionojnë si një grup parlamentar.
“1. NISMA është për qeveri të opozitës. 2.NISMA dhe AAK do të funksionoj si një grup parlamentar në Kuvend. 3.NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”, ka shkruar Berisha ndër të tjera në Facebook.
Limaj të enjten tha se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.
Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
Ndaj kësaj deklarate reagoi shkurt partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkori shkurt se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.
Limaj s’ka vija të kuqe: Kush t’më fton, unë shkoj ulna – për tema nacionale
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.