×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaimi: Një Kosovë e pastabilizuar nuk lejon një Shqipëri të stabilizuar

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 23:19

    Kryeredaktorja e ‘Albanian Post’, Gerta Zaimi, ka thënë se një Kosovë e destabilizuar, nuk lejon një Shqipëri të stabilizuar.


    Në emisionin special në Kanal 10 për zgjedhjet parlamentare që do mbahen të dielën e 25 prillit në Shqipëri, Zaimi është shprehur se kushdo që është burrë shteti, duhet ta ketë të qartë se stabiliteti i Kosovës, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    “Një Kosovë e pastabilizuar, nuk lejon një Shqipëri të stabilizuar. Kështu që është një detyrë themelore kujtdo lider shteti që do vijë në pushtet, që ta ketë parasysh që është shumë e rëndësishme politikat në Kosovë dhe situata në Kosovë.”, ka thënë Zaimi.

    Sipas saj, Kosova do të ketë mbështetje nga Shqipëria, por të gjitha këto duhet të kalojnë nëpërmjet aleancave të mëdha që janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të vogla dhe është shumë e rëndësishme që të kenë aleancat e mëdha. Kështu të gjitha ato takime të munguara kalojnë nëpërmjet këtyre dy shteteve.”, ka thënë më tej Zaimi.

    Sipas saj, propozimi i Ramës për bashkëpunim me Bashën do ishte një hap shumë i rëndësishëm për integrim të Shqipërisë në Evropë dhe ndoshta do të ishte një zgjidhje akoma më e mirë për Kosovën.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!