×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbardhen detaje për 39 vjeçarin nga Peja që u gjet i vdekur në mes të rrugës, pamje të rënda

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 11:34

     

    Mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete. Gazeta  mëson se bëhet fjalë për A.C 39 vjeçar (emër i njohur për redaksinë). Në vendin e ngjarjes kanë dalur dy prokurorë, ai i krimeve të rënda dhe i departamentit të përgjithshëm për të sqaruar rrethanat e vdekjes.


    Ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

    “Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

    KUJDES, PAMJE TË RËNDA…

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!