×
  • Lajme
  • Lajme / Ministri i Financave

    Zbatimi i Reformës së Skemës Sociale, Murati: Secilës familje t’i ofrohet një vend pune

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 13:43

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të Reformës së Skemës Sociale, nga ky muaj do të jetë grupi i parë që do të marrë pjesë në pilotim të reformës.

    Po ashtu, Murati ka shkruar se ekipet e tyre po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet, kështu duke e bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike nga afër, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ekipet tona po vazhdojnë vizitat në terren tek familjet dhe janë duke bërë vlerësimin e gjendjes ekonomike edhe nga afër, për t’u siguruar që ajo përkon me gjendjen e deklaruar në institucione. Kjo reformë, e mbështetur edhe nga Banka Botërore, parasheh heqjen e kritereve diskriminuese, dhe njëkohësisht vendos mekanizmin që mbështet anëtarët e familjes të aftë për punë që të aktivizohen në tregun e punës”, ka shkruar Murati në facebook.

    Tutje, ministri ka deklaruar se synim është që secilës familjet t’i ofrohet një vend pune, ku sipas tij, në këtë mënyrë, familja mund të bëhet e vetëqëndrueshme financiarisht.

    “Paralelisht me punën për këtë reformë, përmes masave të shumta mbështetëse gjatë tri viteve të shkuara, kemi ndihmuar krijimin e vendeve të reja të punës, dhe kjo ka rezultuar edhe në zvogëlim të numrit të familjeve përfituese nga Skema e Ndihmës Sociale. Vetëm nga masa Qeveria për Familjet, janë mbi 2 mijë të punësuar, shumica e të cilëve vijnë nga familje që kanë qenë përfitues të ndihmës sociale. Ndikimi mund të shihet edhe në grafikonin më poshtë, që paraqet numrin e famuljeve përfituese nga Skema e Asistencës Sociale”, ka përfunduar Murati.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!