×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen 20 kg marihuanë në Prishtinë, arrestohen 5 persona

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 11:19

    Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona pasi të njëjtit dyshohet se janë shitur e shpërndarë të substancave narkotike dhe kanë mbajtur armë. 


    Arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi dy mujor të policisë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Me datë 14.07.2020 Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e pesë personave të dyshuar, që ndërlidhen me rastin e veprave penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike (Neni 267) dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve (Neni -366)”.

    Policia e Kosovës pas pranimit të informatave në lidhje me rastet e lartëcekura, ka zhvilluar një hetim intensiv dy mujor, me ç’rast me datë 14.07.2020 në Prishtinë ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit njësia e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Prishtinë, ka ndaluar tri vetura të dyshuara në të cilat janë hasur personat e dyshuar si në vijim:

    B. D. M/Kosovar
    A. D. M/Kosovar
    A. Sh. M/Kosovar
    A. B. M/Kosovar
    R. I. M/Kosovar

    Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës.

    Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike.

    Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:
     5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.
    3 peshore elektronike
    Qese për paketim të substancës narkotike
    Folje alumini
    Një palë doreza
    Një armë zjarri
    Një karikator
    Tre fishekë
    11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro.

    Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram, ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!