Policia greke ka përfunduar para pak një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3.700 pasaporta të falsifikuara.
Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.
Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3.700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50.000 euro cash.
Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash, shkruan Euronews.al.
Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.
Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.