Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.
Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “Qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.
Policia njoftoi se ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vrasje”, ndërsa raportohet se viktima Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllain e tij.
Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?
Përveç veprës penale të lartëcekur nga policia, mësohet se emri i viktimës lidhet të paktën me tri vepra të tjera penale.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.
Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “Qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.