×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen detaje për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 18:00

    Sipas njoftimit të policisë, sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete në mes të rrugës.


    Viktima thuhet të jetë A.C. viti i lindjes 1980, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML- për obduksion, shkruan Reporteri.net

    Policia njofton se ka ndaluar një person të dyshuar për pjesëmarrje në aksident ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime.

    ‘Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme’, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporeti.net

    Njoftimi i Policisë:
    Ju informojmë se sot me datën 13.04.2019. rreth orës 06:55 policia është informuar se ne rrugën ‘Selman Lajqi’ në fsh. Vitomiricë-Pejë, është një person i shtrirë i cili dyshohet të jetë pa shenja jete, patrulla policore me të arritur në vendngjarje ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, A.C. i lindur ( 1980) m/k/sh.

    Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të policies Pejë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘ Hetim i vdekjes’.

    Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

    Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!