×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohen detaje tronditëse: Kjo është arsyeja pse kosovari në Zvicër vrau gruan e të birit

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 18:50

    Dje në të gjitha mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re, 24 vjeçe, nga vjehrri i saj 56-vjeçar në Pratteln të Kantonit Baselland. Mësohet se autori i krimit dhe viktima ishin shtetas kosovarë.


    Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare. “Gjyshja shpesh kujdesej për djalin”, thotë një fqinj.

    Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56-vjeçar e ka vrarë nënën e nipit të tij. Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë.

    Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktima është vrarë me thikë.

    Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri, përcjell albinfo.ch. Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

    Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.

    Mosmarrëveshja pastaj përfundimisht është përshkallëzuar. Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të vëzhgonte përshkallëzimin.

    Gruaja e 56 -vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakmarrja, shpjegon përfaqësuesi i familjes”.

    Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrasje njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm, transmeton albinfo.ch. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!