Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmbajtja e së cilës është zbuluar sot në mediat serbe, shkruan Reporteri.net.
Se mori një letër të pazakontë nga Blinken, e zbuloi edhe Vuçiq një ditë më parë, duke thënë se thënë se mesazhi që mori nga Blinken ishte i mirë, duke përjashtuar këtu kërkesën për njohjen reciproke me Kosovën.
Në letrën e tij, Blinken përsëriti pikëpamjet e njohura të Uashingtonit dhe vizionin për një Serbi të qëndrueshme, të prosperuar dhe demokratike në rrugën e anëtarësimit në BE, derisa përmendi edhe çështjen e Kosovës duke theksuar se se qëllimi i SHBA-ve është të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës që do të rezultojë me njohje reciproke.
“Kjo do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmërinë e të gjitha palëve për kompromis. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara në të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, citohet ndër të tjera të ketë thënë Blinken në letër. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.