Gjatë takimit të Berlinit ku morën pjesë edhe pala kosovare, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta heq taksën dhe në këmbim të saj të merr liberalizimin e vizave për Kosovën.
Të gjitha këto deklarata i ka zbuluar dhe po i thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, madje ai po thotë se Haradinaj kishte nënvlerësuar takimin me Merkelin dhe Macronin.
“Ata në një moment i thanë hiqeni taksen dhe ne do të sigurohemi që të hiqen vizat. Haradinaj u përgjigj: Kush do të na garantojë atë…Shoh se sa Haradinaj e respekton rolin e Francës. Ata nuk dinë më ku godasin”, tha Dacic për TV Prva.
Dacic ka deklaruar po ashtu se ky qëndrim i Haradinajt ndaj Francës, është mesazh i mirë për Kosovën se Macron do të qëndrojë vetëm në Beograd dhe jo në Prishtinë.
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka thënë ditë më parë se roli i Francës është rritur tani dhe po dëshiron një arritje të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.