×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbutet Lutfi Haziri për “posti i kryeministrit kalon nga zyrat e LDK-së”

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 23:42

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë sërish një takim mes grupeve punuese të partisë së tij dhe Vetëvendosjes.


    “Këtë javë do të takohemi në VV për politikat sociale dhe çështjet e mbetura dhe do të fillojmë me përgatitë ajo që quhet përfundim i bisedimeve për politikat sektoriale pasi po përmbyllim”, ka thënë Haziri në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se planifikohet takimi i liderëve, e përcaktojnë formatin e takimeve dhe nëse është e nevojshme shtoi ai mund të ketë takime të tjera të grupeve punuese.

    I pyetur pse ka thënë se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK-së”, Haziri ka thënë prapë mbetet prapa asaj deklarate dhe se nëse LDK do të dilte e para, emri i kryeministrit do të kalonte nëpër zyret e VV-së.

    “Sepse kalon. Nëse LDK do të ishte e para emri i kryeministrit do të kalonte nëpër zyret e Vetëvendosjes”, ka deklaruar ai.

    Ai më tej ka thënë se emri i kryeministrit nuk është në tavolinë, duke shtuar se kushdo që ka vota më shumë e ka kryeministrin.

    Haziri ndërkaq ka thënë se deri tani nuk kanë diskutuar për emrat se kush do të jetë në krye të dikastereve qeveritare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!