Avni Bytyçi, që ka punuar për dy mandate si Këshilltar i Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës, është emëruar sot Zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai dikur ka qenë pjesë e shoqërisë civile. Ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bytyçi duket se ka marrë një nga pozitat më me fat në Partinë Demokratike të Kosovës.
E kaluara ka treguar se zëdhënësit e kësaj partie, që ka qeverisur me Kosovën dy mandate dhe dy tjera ka qenë pjesë e qeverisë, janë bërë ministra ose kanë zënë pozita tjera të mira, shkruan Reporteri.net.
Vlora Çitaku kishte qenë gjatë zëdhënëse e PDK-së për ta kaluar në Zëvendësministre të Jashtme e më pas Ministre e Integrimeve.
Ndonëse jo i partisë, një figurë tjetër e rëndësishme e PDK-së, Memli Krasniqi ka luajtur rolin e zëdhënësit fillimisht e më pas ministër. Në Qeverinë e Hashim Thaçit, nga viti 2008 deri në vitin 2010, Krasniqi kishte qenë Zëdhënës i Qeverisë. Pas kësaj ishte bërë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit e një mandat tjetër, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Si zëdhënës i PDK-së një kohë ka shërbyer edhe Blerand Stavileci, që në karrierën e tij të deritanishme ka qenë Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Së fundi ai ishte Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.