LDK-ja i ka dërguar sot VV-së së Kurtit një ofertë të re për bashkëqeverisje.
LDK i thotë VV-së se numri i ministrive duhet të mbetet në 12, ndërsa duhet të heqin dorë nga kryekuvendari deri në zgjedhjen e presidentit dhe më pas do t’iu kthehet sërish kjo pozitë.
Pas dërgimit të kësaj oferte, Besian Mustafa zëdhënës i LDK-së i ka bërë thirrje VV-së ta pranoj këtë ofertë, e siç ka thënë ai të mos bëjnë video e filma, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Partia e Isa Mustafës ndërkaq thotë se numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët.
Propozimi i balancuar i LDK-së:
• Nuk i duhen Kosovës 14 ministri, por vetëm 12!
• Nuk i kërkon LDK-ja 6 apo 7 ministri, por vetëm 5!
• Nuk i kërkon LDK-ja Kryeparlamentarin dhe Presidentin, por vetëm Presidentin! – vitin e parë LVV-ja ta ketë Kryeministrin ndërsa LDK-ja Kryeparlamentarin, në tri vitet tjera LVV-ja Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, LDK-ja vetëm Presidentin!
Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së ftohet ta pranojë këtë propozim të balancuar. Kosova ka nevojë për Qeveri që punon, jo për video e filma Bollivudi.
Pranojeni propozimin. Mos zvarritni. Let’s go!
https://www.facebook.com/besianm/posts/10156977642918660