×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i AAK-së: Haxhi Avdyli jorespektues ndaj veteranëve, Ministri Murati arrogant dhe i padijshëm

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 16:50

    Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i ka quajtur komedianë zyrtarët e qeverisë, derisa ka thënë se Haxhi Avdyli i quan veteranët “kolegë”, ndërsa ministri Murati flet për “pastrimin e listave”. 

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Avdyli është jorespektues ndaj vlerave të luftës, ndërsa ministri Murati është arrogant dhe i padijshëm.

    “Haxhi Avdyli i quan veteranët “kolegë”, ndërsa ministri Murati flet për “pastrimin e listave”. Këta me të vërtetë janë komedianë. Nëse dikush mund të quhet jorespektues ndaj vlerave të luftës, është pikërisht deputeti Avdyli dhe soji i tij. Për ministrin s’kemi çka flasim. Arrogant dhe i padijshëm. E përbashkëta e tyre është gënjeshtra publike, se gjoja veteranët qenkan përjashtuar nga paga minimale me 2017, duke u thirrur në një amandament që ende nuk ka hyrë në fuqi. Nëse qenkan larguar nga “minimalja”, atëherë propozoj të përfshihen në mesatare, dhe pensioni bazë të jetë mbi 400 euro”, shkroi, ndër të tjera, zëdhënësi i AAK-së.

    Postimi i tij i plotë:

    Përderisa shefi i stafit të KM Kurti, është parë duke darkuar me udhëheqësit e kompanisë që Kurti me pompozitet e kishte paraqitur si kompani “që mashtroi dhe zhvati qytetarët me çmimin e vajit”, dalin edhe dy deklarata margaritare nga eksponentët e pushtetit neokomunist.

    Haxhi Avdyli i quan veteranët “kolegë”, ndërsa ministri Murati flet për “pastrimin e listave”. Këta me të vërtetë janë komedianë. Nëse dikush mund të quhet jorespektues ndaj vlerave të luftës, është pikërisht deputeti Avdyli dhe soji i tij. Për ministrin s’kemi çka flasim. Arrogant dhe i padijshëm. E përbashkëta e tyre është gënjeshtra publike, se gjoja veteranët qenkan përjashtuar nga paga minimale me 2017, duke u thirrur në një amandament që ende nuk ka hyrë në fuqi. Nëse qenkan larguar nga “minimalja”, atëherë propozoj të përfshihen në mesatare, dhe pensioni bazë të jetë mbi 400 euro.

    Ndërkohë, me “pastrim listash” po merret edhe kryetari i PDK-së. Qesharake. Bashkohet dhe ky me komedinë e pushtetit, pasi që ishte pikërisht partia e tij që votoi “kategorizimin” e famshëm me 2017, pas së cilit planifikohej edhe heqja e Veteranëve nga paga minimale.

    Veteranët ka kush i mbron e përfaqëson. Ka dhe kush i verifikon nëse ka nevojë. S’kanë mbet ata në duart e Haxhisë e Hekuranit, e as Memlit. Fatin e tyre, e marrin në dorë vet. E nëse dikush mendon se ka gjasa t’i nënshtrojë ata, atëherë i ka bërë hesapet pa hanxhiun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!