×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i BE-së pas deklaratës së Kurtit: Marrëveshja për Asociacionin duhet zbatuar

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 13:29

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka thënë se Kosova nuk do ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Stano përsëriti se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë në të gjitha pozicionet” kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se BE-ja pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duhet të zbatohen në terren.

    “Duhet të bëjmë gjithçka që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen”, ka thënë Stano, shkruan Tanjug.

    Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti, në një intervistë për BBC, tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi një gjë e tillë, sipas tij, çon në bosnjëzimin e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!