Ned Price, zëdhënës i Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, ka thënë se do të bëjnë presion për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi.
“Kanë kaluar 23 vite pa drejtësi për tre shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të ekzekutuar në paraburgimin e policisë speciale serbe. Ne nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë presion për zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar ai në Twitter, të premten.
Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi nga Kosova e shtetas amerikanë, ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të siç pretendonte Beogradi kalimit të paligjshëm të kufirit.
Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. SHBA-ja vazhdimisht ka kërkuar drejtësi për ta.
It has been 23 years without justice for three U.S. citizens, Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi, executed while in Serbian special police custody. We will not forget and will continue to press for a resolution of this case. https://t.co/l1QmiNpYYt
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 8, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.