×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat e dëgjuara mbrëmë në Prishtinë

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 10:15

    Konfirmohet lajmi i Gazetës Online Reporteri.net se zhurma e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet ka ndodhur si shkak i një defekti në blloku A4 të KEK’ut.

    Është zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli që ka konfirmuar se është shkaktuar një avari në bllokun A4 dhe andaj janë dëgjuar zhurma mbrëmë në Prishtinë.

    Ai ka thënëekipet gjegjëse janë duke punuar drejt eleminimit të këtij defekti.

    “Nuk ka asgjë për shqetësim. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion…”, tha Bucolli për Insajderin.

    I pyetur nëse kjo dukuri ka ndodhur edhe më herët, Bucolli “kjo ka ndodhur disa herë”.

    Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që mbrëmë në mesnatë u dëgjua në Prishtinë, e që shqetësoi shumë qytetarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!