×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK kërkon të hetohet kërcënimi ndaj Kurtit, a ishte i vërtetë apo sajesë

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 12:05

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas kërcënimit me jetë që e mori Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti.


    “Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze”, ka shkruar Bytyçi.

    “Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

    Kurti tha dje se është se është kërcënuar me jetë nga Garda Vullnetare Shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!