×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së: Komunikata e Policisë është shkruar në Qeveri, urdhri për sulmin ndaj mediave ka qenë politikisht i motivuar

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 20:01

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë lidhur me vaksinat anti-Covid dhe komunikatës së fundit nga Policia e Kosovës, ku këta të fundit kanë njoftuar se drejtori i Gazetës Online “Insajderi” është intervistuar vetëm për informim.


    E lidhur me këtë, Bytyçi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se kjo komunikatë është shkruar në Polici.

    “Megjithatë po kam deshirë me cekë, se sot demokracinë tonë kanë dështuar ta mbrojnë shumë zëra që zakonisht i kemi parë në media edhe për tema më pak të rëndësishme, besa edhe për disa që kanë qenë shumë më banale”, shkroi ai.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Mjafton që ta lexoni komunikatën e Policisë më shumë vëmendje edhe e kuptoni aty se urdhri për sulmin ndaj mediave ka qenë politikisht i motiviuar. Kjo komunikatë është shkruar në qeveri me gjasë se për ndryshe nuk ka kuptim.

    Megjithatë po kam deshirë me cekë, se sot demokracinë tonë kanë dështuar ta mbrojnë shumë zëra që zakonisht i kemi parë në media edhe për tema më pak të rëndësishme, besa edhe për disa që kanë qenë shumë më banale.

    E di që është fundjavë se për ndryshe kishin reaguar:
    Zyra e BE-së/Brukseli
    Vendët e Quint-it
    Organizatat e Shoqerisë Civile
    AGP-ja
    Avokati i Popullit
    Rron Gjinofci dhe Mixha Shneq i Stupcav

    Por demokrocia jonë është treguar e pamposhtur, edhe ndaj një sulmi të tillë ku pjesëmarrës ishin Qeveri e Albin Kurtit, Prokuroria e Shtetit dhe Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!