×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së kundër vendosjes së flamurit të LGBTI-së në objektin e Qeverisë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 16:06

    Partia e Kadri Veselit përmes Zëdhënësit të Partisë ka kundërshtuar vendosjen e flamurit të komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë.


    Avni Bytyçi ka thënë se një veprim i tillë ishte i panevojshëm.

    Qeveria e Kosovës vendosi mbrëmë flamurin e komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë për pak minuta si shenjë respekti për këtë grup shoqëror.

    Të dielën shënohet dita e këtij komuniteti ndërsa Qeveria kishte rezistuar fillimisht të mos vendosej një flamur i tillë në objektin qeveritar.

    Megjithëkëtë, kundër një veprimi të tillë ka dalë Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi. Ka thënë se një veprim i tillë ishte i panevojshëm.

    “Tërësisht e panevojshme kjo praktika e vendosjes së flamurit të komunitetit LQBT+ në objektin e qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se s’është kundër këtij komuniteti por përkrah linjën konservatore të shoqërisë.

    “Edhe jo, unë nuk jam homofobik por vetëm konservator!”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!