×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria në ikje ta lë propagandën boshe, të sigurojë teste për koronavirus

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 12:20

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka thënë se qeveria në ikje e drejtuar nga Albin Kurti, duhet të heqi propagandën boshe dhe të vihet sa më shpejt në veprim që të sigurojë importimin e sa më shumë testeve nga jashtë si dhe të rrisi numrin e tyre për të arritur së paku nivelin e shteteve fqinje në pamundësi për të arritur rekordin e Sllovenisë.


    Ai thotë se Kosova ka ngelur në 3006 teste të bëra deri më tani që përndryshe konsistojnë në 1670 teste për 1 milion banorë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Muajin e kaluar Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga qeveria e shkarkuar që të ndjeki rekomandimet e dhëna nga OBSH për luftën kundër pandemisë dhe të shtonte e shpeshtonte testet për të zbuluar të infektuarit. Fatkeqësisht edhe me çështjen e testeve ministri në detyrë Vitia dhe mbarë qeveria në ikje, po tregohet e vonuar dhe e mangët, sikurse me masat ekonomike.

    Shpërthime e befasishme të disa vatrave të infektimit, sikurse ndodhi ditëve të fundit me rastin e Ferizajit dhe Prishtinës tregon se masat parandaluese dhe ndalim-qarkullimi nuk mjaftojnë për këtë luftë. Duhen gjithashtu shumë më shumë teste.

    Kështu, për datën 11 prill 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar se janë bërë 130 teste që përkthehen në përafërsisht 0.07 teste për 1000 banorë. Dje Maqedonia e Veriut raportonte se në 24 orë e fundit ishin kryer 586 teste që do të thotë 0.29 teste për 1 mijë. Pra 4 herë më shumë teste për frymë se në Kosovë.

    Serbia ka qenë deri javën e kaluar në fund të rajonit mirëpo ditëve të fundit i ka shumëfishuar testet duke arritur në total në 16.399 teste. E dhëna e fundit e Serbisë nxjerrë nga laboratori i institutit Torlak të Beogradit, flet për 2159 teste brenda një dite nga të cilat dolën 275 të infektuar. Duke patur parasysh që janë 7 milionë banorë i bie më shumë se 0.3 teste për 1 mijë banorē ose 4.4 herë më shumë për frymë se Kosova .

    Kryeministri në videon e tij tha duke iu “rënë tupanave” gjithë mburrje se mbajmë rekord për teste. Rekordin për rajonin vazhdon ta mbaj Sllovenia që ka bërë 1,232 teste ditën e fundit ose 0.6 teste për 1000 banorë. Në total Sllovenia ka shkuar në 34200 teste ose 17100 teste për 1 milion banorë. Kosova ka ngelur në 3006 teste të bëra deri më tani që përndryshe konsistojnë në 1670 teste për 1 milion banorë.

    Prandaj qeveria në ikje duhet të heqi propagandën boshe dhe të vihet sa më shpejt në veprim që të sigurojë importimin e sa më shumë testeve nga jashtë si dhe të rrisi numrin e tyre për të arritur së paku nivelin e shteteve fqinje në pamundësi për të arritur rekordin e Sllovenisë.

    https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/163951545070224

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!