Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi mendon se shpejt mund të ketë zgjedhje të reja. Ai këtu përmend deklaratat e fundit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj. Ky i fundit tha se nuk i ka borxh PDK-së dhe i quajti hajna të Prontos.
“Z.Haradinaj na shanë nëpër studio, me vota tonat zero. Është vështir me pasur një marrëveshje politike me njeri që të shanë ty nëpër studio dhe të sulmon pabesisht dhe të shanë ty”, thotë Byqyqi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
Ai thotë se pavarësisht se nuk e kanë liderin Kadri Veseli, nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja.
“PDK ka trend të rritjes, jemi në vendin e dytë. PDK nuk ka arsye me iu frikësuar zgjedhjeve”, shtoi ai.
“Z. Haradinaj është në panik, LDK’ja është në panik edhe VV e di që nëse i ikë momentumi ata janë në pozicion të keq”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.