Mediat raportuan se kryeministri Albin Kurti do të marrë mijëra euro mëditje nga vizita në Amerikë.
Por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar këto raportime duke thënë se Kurti nuk merr mëditje.
“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar Kryeziu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.