Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka thënë se kurrë më parë s’ka pasur kaq shumë përpjekje dhe vështirësi për formimin e koalicionit.
Manxhuka theksoi se lufta për karriga nuk mund të lidhet për ndarje të posteve.
“Kurrë s’ka pasur kaq vështirësi e përpjekje në formim të koalicionit, kjo është e vërtetë. Pikërisht këtu qëndron fakti se po vendosen standarde të reja.Lufta për karriga nuk mund të ndërlidhet me negociatat për ndarje të posteve. Përkundrazi ata që mendojnë vetëm karrigen me lehtësi japin gjithçka vetëm për të mbetur aty “- tha ai.
Ai shtoi se qytetarët me padurim po presin formimin e qeverisë, të një qeverie që ka prerje të qartë me qeverisjet e kaluara.
“Qytetarët sigurisht se presin sa më shpejtë të formohet qeveria, por më shumë presim të nis qeverisja e re. Më shumë se përsëritje të 20 vjetëve të fundit ata presin një qeveri që ka prerje të qartë me qeverisjet e kaluara. Ata kanë votuar kundër së kaluarës dhe Lëvizja është duke e ndjekur këtë porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetarët shqetësohen sepse Lëvizja eshte e tyre. Por, disa që s’janë as portale, sepse për shumë prej tyre kam shumë respekt, sipas të cilave deri sot 20 herë është arritur marrëveshja, e pastaj sërish të njëjtat 20 herë duke thënë se ka dështuar marrëveshja, nuk mund ta luhasin bindjen e askujt “- tha Manxhuka.
Statusi i plotë i tij:
Kurre s’ka pasur kaq veshtiresi e perpjekje ne formim te koalicionit, kjo eshte e vertete. Pikerisht ketu qendron fakti se po vendosen standarde te reja.
Lufta per karriga nuk mund te nderlidhet me negociatat per ndarje te posteve. Perkundrazi ata qe mendojne vetem karrigen me lehtesi japin gjithcka vetem per te mbetur aty.
Qytetaret sigurisht se presin sa me shpejte te formohet qeveria, por me shume presim te nise qeverisja e re. Me shume se perseritje te 20 vjeteve te fundit ata presin nje qeveri qe ka prerje te qarte me qeverisjet e kaluara. Ata kane votuar kunder se kaluares dhe Levizja eshte duke e ndjekur kete porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetesohen sepse Levizja eshte e tyre.