Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takime e javës së kaluar u pajtuan, të paktën publikisht, vetëm për takime të përditshme.
Tash e sa ditë këto dy parti, takohen duke tentuar të arrijnë marrëveshje për koalicion, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, sot nuk do të ketë takim ndërmjet këtyre dy palëve.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili përmes një statusi në Facebook tha se nuk është planifikuar që të mbahet ndonjë takim me LDK-në.
Ndryshe, siç duket problemi kyç mes LDK-së dhe VV-së për të arritur marrëveshjen është posti i Presidentit i cili po bënë që ky koalicion të vonohet.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.