×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësja e GAVI COVAX: Javën tjetër vijnë vaksinat në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 15:26

    Dozat e para të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë do të arrijnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për Front Online zyrtarja për informim e GAVI COVAX.


    Sipas saj, përgjegjësit për vaksinim në UNICEF kanë treguar se Kosovës do t’i bëhet dorëzimi i dozave të para të vaksinave gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

    Megjithatë, ajo nuk ka treguar se sa është numri i vaksinave kundër COVID-19 që do të furnizohet Kosova.

    “Për numrin e saktë të dozave të vaksinave dhe datën e dorëzimit të tyre është më mirë që ta kontaktoni Qeverinë e Kosovës”, ka bërë të ditur ajo.

    Gazeta i ka dërguar sot pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e mediumit.

    Përndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj.

    Ndonëse numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 86194 raste, ndërsa 1819 qytetarë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. I fundit që ka humbur betejën me këtë virus është humoristi Rasim Thaçi-Cima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!