×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Do të kërkojmë nga Evropa dhe Amerika të na udhëheqin për 50 vjet

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 13:38

    Deputeti Milaim Zeka, sot e prezantoi partinë e tij me emër Partia Euroatlantike e Kosovës.


    Zeka ka thënë partia e tij ka për qëllim të largojë nga skena politike të gjithë ata politikanë të cilët deri më sot e kanë zhvatur Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se partia të cilën e drejton ka për qëllim të krijoj një shtet ligjor ku do të funksionojnë të gjithë sektorët, duke filluar nga arsimi e deri te drejtësia.

    Zeka  ndër të tjera është shprehur se si parti do t’ia nënshkruajnë Evropës  dhe Amerikës që për 50 vjetë të udhëheqin me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ngase sipas tij shqiptarët nuk janë në gjendje të udhëheqin me këto institucione.

    “Ne në Kosovë do të bëjmë gjithçka të kundërtën, çka është ba deri më sot, do të investojmë në çerdhe, shkolla, spitale. Pacienti i Kosovës nuk do të shkojë më në Maqedoni, Serbi, Shqipëri. Ne do ta heqim TVSH-në në dogana që ka rjepur bizneset e Kosovës. Ne do të ndërtojmë Bankën Nacionale me titull Banka “Mërgata Shqiptare”. Do t’i ftojmë mërgatën me investu me zero interes. Mërgimtarët sot janë shpëtimi i Kosovës. Ata duhet të rikthehen dhe ta shpëtojnë Kosovën. Ne do ia nënshkruajmë BE-së dhe Amerikës që për 50 vjet me na udhëheqë Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat. Ne nuk mundemi me i udhëheqë këto institucione. Ne nuk do të dërgojmë asnjë njeri në ambasada jashtë shtetit që nuk ka lindë ose shkolluar në vendet evropiane. Kurrë në jetën e partisë nuk keni me pa zyrtarë të kësaj partie duke shku në  punë me makinë zyrtare. Një ka një kemi me i arrestu hajnat e Kosovës dhe kemi me i sjellë para drejtësisë”, është shprehur Zeka në fund të fjalimit të tij.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!