Zeka: Haxhi Avdyli po rren publikisht, veç po dojmë me ditë çfarë dosje ka dorëzu Gërvalla në Speciale

Milaim Zeka ka reaguar ndaj një shkrimi të Haxhi Avdylit, i cili akuzoi të gjithë ata që po e kritikojnë ministren Donika Gërvalla rreth deklaratës së saj se do të dërgojë në Hagë dëshmi kundër të akuzuarve.


Zeka thotë se ‘askush nuk po e sulmon Gërvallën’, por shton se vetëm po i kërkohet të dihet se ‘çfarë dosje ka dorëzu Gërvalla në Gjykatën Speciale”.

Postimi i plotë i Zekës:

Haxhi Avdyli i listes “Guxo”, paska guxu me rrejte publikisht

Permes nje shkrimi, deputeti i listes “Guxo” eshte munduar qe ta mbroje Donika Gervallen, te ciles gjoja ju kane gju pa te “drejte” mediat dhe kundershtaret politik. Madje, ideologu i listes “Guxo” paska folur pet “regjimet e vjetra”. Argat i zellshem i atyre regjimeve ka qene vet ai, mirepo, per dallim nga Avdyli,  une regjim te vjeter e quaj regjimin e Titos dhe Millosheviçit e jo te Hashim Thaçit e Isa Mustafes.

Doniken askush nuk po e akuzon, vetem se opinioni po don dhe duhet me dite se “çfare dosjesh ka dorezu ne Gjykaten Speciale”?! Kjo kerkese eshte shume normale per shkak te pozites qe ajo mbane. Edhe Albin Kurti duhet me tregu se par garanton per Rexhep Selimin, e jo per te tjeret?!

Albini dhe Donika duhet edhe m’u pergjigjur se cila eshte data e çlirimit te Kosoves, 12 qetshori 1999, apo 14 shkurti 2021?!