×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka paralajmëron shkarkimin e Aleksandër Lumezit: Së shpejti publikohen përgjime që e implikojnë në vepra të rënda

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 14:41

    Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministri Albin Kurti momentalisht gjendet përpara presionit vendor dhe ndërkombëtar për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.


    Zeka thotë se diplomatët e vendeve perëndimore kishin ngelur të shokuar kur është publikuar vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryetarja e KQZ-së.

    “Madje, një diplomat i nivelit të lartë nga Brukseli tha që “Lumezi duhet të ndiqet penalisht dhe të të kthejë mbrapsht në buxhetin e Kosovës, të gjitha paratë që ka marrë me diplomë false”, ka shkruar tutje Zeka.

    Ai ka paralajmëruar se për të bërë më të lehtë largimin e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit të shtetit, brenda një kohe të shkurtër do të publikohen përgjime që do të implikojnë kryeprokurorin në “vepra të rënda”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!