Deputeti Milaim Zeka është i bindur se akuza që i është ngirtur për çështjen e vizave i është “gatuar” nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi me urdhër të presidentit Hashim Thaçi.
Zeka ka thënë se për këtë ka dëshmitarë të cilët vet ja kanë thënë këtë gjë.
“Akuzen e ka ngrit Alkesandër Lumezi me urdhër të presidentit Thaçi, këtë mundet me ardh edhe me dëshm edhe Reshat MIllaku i cili tash ka dale në pension. Ai ma ka thanë mu në prezencën e prokurorit Sylë Hoxha”, ka deklaruar Zeka.
Ai ka thënë se nuk ja fal asnjë prokurori që bën ndaj tij akuza fallse.
“Të vetmin sen që e kam marrë me dhimbje shpirtërore dhe fizike ka qenë akuza fallse që ma kanë ba kryeprokurori me thaçin për punën e vizave”, deklaroi Zeka në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka pohuar se çështjes së vizave do t’i shkoj deri në fund.
“Ata që ma kanë kurdis rastin e vizave ko me i shku deri në fund kësaj pune, me kanun, e padi private. Le të na bëjnë akuza, po me çka kanë me u marre prokurorët, veç ngritin aktakuza. Nuk ja fali asnjë prokurori që më bën akuza false. Ai prokuror ka me dërgu njerëz e me kërku falje. Pse ma ka ba vajzën me hy banjo e me qajt”, ka deklaruar Zeka.