×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj akuzon Vitinë se po qëndronte në bregdet kur rritej numri i vdekjeve nga Covid-19

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 23:25

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, njëherësh edhe ish-ministër i Shëndetësisë, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.


    Zemaj, në emisionin ‘dPt te Fidani’ të transmetuar në T7, ka thënë se ka mëtuar të komunikojë në vazhdimësi nëpërmjet e-mailave me ministrin e Shëndetësisë, por se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ai.

    “Përmes imellave, kom kontaktu me Arben Vitinë, asnjëherë nuk ma ka kthy. Ju kom thanë, mos i lironi masat në mënyrë ekstreme. Këta njerëz kanë deficit në moralin e tyre”, ka thënë ai.

    Zemaj, në vazhdën e kritikave për ministrin e Shëndetësisë, e ka akuzuar edhe se përgjatë kohës sa rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ky i fundit po merrte ngjyrë në bregdet.

    “Në javën më kritike të gushtit, kur numrat e vdekshmërisë kanë qenë të larta, ku ishte ministri Vitia, pse ndrroi ngjyra e tij e fytyrës? Ngjyra e fytyrës nuk ndryshon duke qëndruar në Ministri të Shëndetësisë”, ka deklaruar ish-ministri i Shëndetësisë.

    Kosova vazhdon të përballet me numër enorm të vdekjeve si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, janë vdekur 28 persona nga Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!