×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj angazhon 1,500 specializantë të rinj, përfshirë 70 nga Lugina e Preshvës

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 11:47

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se institucioneve të shëndetësisë do t’i shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë të rinj, përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës.


    Ai deklaroi se përkushtimi i Qeverisë është që asnjë mjek në Kosovë të mos jetë jashtë institucioneve publike.

    “Sot dëshirojmë t’ju njoftojmë me planin e ri, dinamikën e re të cilën kemi zhvilluar, dhe hapësirën e krijuar nga Bordi për Shkollim Specialistik dhe vlerësimi ynë i përbashkët gjithmonë duke marrë parasysh nevojat elementare që kanë mjekët e rinj, t’i përfshijmë të gjithë në procesin e specializimit. Të gjithë aplikantët që i plotësojnë kushtet, të bëhet e ditur se Kosova dhe institucionet  saj do të shtojë këtë numër dhe përafërsish  1 mijë e 500 specializantë do t’u bashkëngjiten kolegëve të tyre, në nivelin tonë shëndetësorë. Duke përfshirë dhe mbuluar të gjithë nevojat imediate që i hodhi në pah edhe pandemia. Të mos kemi ikje të mjekëve të cilët me mundin dhe sakrificën e prindërve të tyre janë shkolluar dhe angazhuar dhe ne duhet të kujdesemi për ta. ”, tha Zemaj.

    Zemaj shtoi se po ecin në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane, me një dinamikë të shtuar.

    “Me ndryshimet e reja legjislative ne po kalojmë në një avantazh tjetër të përfshirjes së specialistëve, përkushtimi i Qeverisë është që asnjë mjek në Kosovë të mos jetë jashtë institucioneve tona publike edhe atë nëse kanë nevoja dhe kërkesa në institucione private. Kështu që në aspektin e ngritjes së kapaciteteve humane po ecim në një dinamikë të shtuar që ndihmon në ngritjen e aspektit të shëndetësisë publike”, tha ai gjatë një konference për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!